zoom

Lajme

Berisha paralajmëron Suel Çelën dhe Visin e Pojës: Për çdo votë të vjedhur, një vit më shumë dënim

Berisha paralajmëron Suel Çelën dhe Visin e Pojës: Për çdo votë të vjedhur, një vit më shumë dënim

Në një takim elektoral të mbajtur në Durrës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj figurave të njohura të botës së krimit dhe drejtuesve lokalë të lidhur me qeverinë. 

Berisha i ka paralajmëruar ata për pasoja të rënda nëse ndërhyjnë në procesin zgjedhor.

“I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve: për çdo votë do të keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve”, tha Berisha me tone të forta, duke i cilësuar këto individë si “ushtarë të të keqes së Edi Ramës” që po guxojnë të kërcënojnë qytetarët.

Ai vijoi akuzat edhe për qytete të tjera, duke theksuar: “Shkoj në Lushnjë, më del kandidatja e bandës. Në Elbasan më del Sara Mile. Bandat u thonë qytetarëve: puna jote do të matet me votat që merr Sara”.

Sipas tij, në Durrës po zhvillohen plane për manipulimin e votës: “Gjushi me fustan dhe Poja çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit”.

Berisha përfundoi deklaratën me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Nuk do të ketë dënime më të rënda në Shqipëri se për vjedhjen e votave. Ergys Agasi është dëshmitari më i keq për ju”.

Postime të lidhura