Aplikacion
Prokuroria e Elbasanit ka hapur një hetim penal për “shpërdorim të autoritetit policor”, pas akuzave të forta nga deputeti i PD-së, Flamur Noka. Ai deklaroi publikisht se Suel Çela ka kthyer burgun e Peqinit në shtab elektoral për kandidaten socialiste Sara Miles.
Sipas Nokës, punonjës të burgut janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet e 11 majit. Për këtë rast, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur mbledhjen e provave, marrjen e dëshmitarëve dhe verifikimin e pamjeve filmike.
Hetimet pritet të zbulojnë nëse zyrtarë të institucionit të vuajtjes së dënimit janë përfshirë në fushatë elektorale në shkelje të ligjit.
Denoncimi i Flamur Nokës:
Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mila.
Burimet tona në terren na komunikojnë si më poshtë:
Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit./ Zoom.al