Aplikacion
Fushata e PS-së në Elbasan ka prodhuar një tjetër konflikt fizik, ku ka mbetur i plagosur një qytetar.
Pak ditë pasi kandidati i PS-së në Kavajë dhunoi kryetarin aktual të partisë, për arsye të lidhura me zgjedhjet e 11 majit, një tjetër incident raportohet nga Elbasani.
Sipas një denoncimi, Shkëlzen Hasanpapa, një individ me të kaluar kriminale brenda dhe jashtë vendit ka dhunuar brutalisht Avni Memën, i njohur si shofer i një ish-zyrtari të lartë shtetëror, pasi nuk ka pranuar të mbështesë kandidaten socialiste në Elbasan, Sara Mila.

Dyshohet se sulmi ndaj Memës është kryer si formë hakmarrjeje, pasi ai kishte refuzuar ta mbështeste Sarën në zgjedhjet e 11 majit, duke preferuar të angazhohej në fushatën e një tjetër kandidateje të së njëjtës parti.
Sipas denoncimit, pasi kandidatja Sala Mila ka shprehur pakënaqësinë te “miqtë” e saj të fortë, këta të fundit urdhëruan që Hasanpapa t’i jepte “një mësim” Avni Memës. Ky i fundit përfundoi në spital me fraktura të shumta, si pasojë e dhunës së egër fizike.
Qytetari që ka raportuar ngjarjen i bën thirrje institucioneve të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve, duke e konsideruar këtë si një tregues të rrezikshëm të agresivitetit që po karakterizon fushatën elektorale në nivel lokal.
Në sipërfaqe, fushata mund të duket e qetë, me batuta të zakonshme politike, por në terren ndodhin sulme të tilla, që ngjasojnë më shumë me gjueti hienash sesa me garë demokratike.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje Joq dua te denoncoj nje rast ne Elbasan. Killeri i bandes se Elbasanit para disa ditesh ka dhunuar shoferin e ish ministrit te brendshëm. Shkelzen Hasanpapa, emër i njohur në botën e krimit të organizuar, dhunon rëndë Avni Memën, shofer i ish ministrit të Brendshëm, për shkak të mosmbështetjes së Sara Milas, kandidates së preferuar të grupeve mafioze.
Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Hasanpapa dyshohet se ka kryer personalisht dhunimin fizik ndaj Memës me urdhër të grupeve kriminale që po mbështesin kandidaten për deputete Sara Mila.
Shkaku i dhunës mendohet të jetë fakti se Avni Mema nuk ka pranuar të mbështesë kandidaten Mila dhe është angazhuar në favor të kundërshtarëve të saj brenda partisë.
Avni Mema është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtime të shumta trupore. Ka mundësi ta postoni që të meren masa për këtë rast! Faleminderit!