zoom

Lajme

“Një pis si Lorenc Bani vjedh 18 milionë euro”. Ndizet fushata në Tepelenë

“Një pis si Lorenc Bani vjedh 18 milionë euro”. Ndizet fushata në Tepelenë

Dy ditë më parë, në emisionin investigativ “Plug” në Syri TV u zbulua një tjetër skemë korruptive në Bashkinë e Tepelenës, që ka përfshirë kryebashkiakun e dorëhequr, Tërmet Peçi dhe kompani të lidhura me të.

Peçi, që tani është kandidat për deputet ka firmosur tendera për kompaninë NG Structure, e drejtuar nga bashkëshortja e Lorenc Bani, drejtor në Bashkinë e Tepelenës.

Kompania ka përfituar mbi 66 milionë euro nga tenderat, shumë prej të cilëve janë dhënë nga Bashkia e Tepelenës. Po ashtu, disa kompani të drejtorit të Peçit dhe familjarëve të tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga fondet e IPARD për projekte në ndërtimin e thertoreve dhe agro-turizmit.

Ekspertja e ekonomisë, Briseida Shehaj, në një intervistë në programin “Kafe Shqeto” kritikoi ashpër këto abuzime dhe kërkoi nga SPAK të mos qëndrojë pasiv ndaj këtyre skemave që po rëndojnë jetën e qytetarëve. Ajo theksoi se në Tepelenë, ku njerëzit janë të varfër, është e papranueshme që individë të tjerë të përfitojnë miliona euro, ndërkohë që qytetarët vuajnë nga mungesa e shërbimeve themelore, si ato shëndetësore. Shehaj denoncoi gjithashtu mbylljen e qendrës shëndetësore në Memaliaj dhe apeloi për një ndryshim të menjëhershëm të politikave që po dëmtojnë qytetarët.

Ajo theksoi se paratë që janë vjedhur mund të ishin investuar për të mbështetur bizneset dhe krijuar mundësi punësimi, duke përmirësuar gjendjen e qytetarëve të varfër. Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë që vota e tyre të blihet dhe t’i japin fund korrupsionit që ka kapur shtetin.

“Në Memaliaj qendra shëndetësore ishte shumë e mirë, një minispital dhe atë e mbyllën vëlla.

Unë shkoj shumë shpesh atje, dhe në emër të atij që ishte gjyshi im atje, iki shumë shpesh për të respektuar dhe atë që na la atë dëshirën e dashurinë për atë qytet.

Po ta them dhe një herë, me çfarë do shkojmë deri në spital në Gjirokastër, nuk kanë lekë.

Ja hoqi qendrën shëndetësore atje, për tre veta që mbante në punë, dhe vjen ai pis mer 18 milion euro, që nuk duhet t’i gjendet nam e nishan atij maskarai.

Me 18 milion euro duhet t’i mbajmë ato njerëz atje me nga një rrogë sociale, se janë të gjithë për tu mbajtur, aq keq është situata në atë vend, sa na dridhet mishi me këta maskarenj.

18 milionë euro i merr ai pis që quhet Lorenc Bani bashkë me atë pisin tjetër që quhet Erman Peci.

Dëgjoj dhe aty njerëz që të vijnë e të thonë se po blihet e vidhet vota…mos e shini votën njerëz!

Nëse nuk doni të mos i dëgjoni më këto gjëra, mos e shini votën se nuk keni çfarë i kërkoni më opozitës.

Shqiptarët nuk e kuptojnë fuqinë që kanë me atë votën dhe nuk e shohin se përballë tyre kanë një kryeministër që bën arrogantin sot, që është nevojtari më i madh, kjo do të thotë se ai arrogant i ka në xhep.

E nëse ne si komb e kemi një pikë gjaku, duhet t’i tregojmë atij arrogantit që nuk na ka në xhep, se nuk na lë ai ai 5 euroshi, as 100 euroshi as 500 euro me t’i dhënë se lekët prapa tonat janë,”- tha Shehaj./ Zoom.al

Postime të lidhura