Aplikacion
Pas Durrësit, nxënësit e Elbasanit ishin preja e radhës së PS-së për t’i nxjerrë pa vullnet në fushatë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Zoom.al, nxënës të shumtë janë marrë me detyrim për një panair në qytet, ku rastësisht ishte edhe një takim elektoral i kryeministrit Rama.
Ditën e djeshme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndau një mesazh të ardhur nga një qytetar i Elbasanit, ku thuhej se për vizitën e Ramës në këtë qytet, administrata publike ishte urdhëruar të ndërpriste punën dhe të merrte pjesë me detyrim në miting.
Po kështu, në denoncim thuhej se nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” nuk do të zhvillonin mësim, pasi ishin thirrur të paraqiteshin ditën e sotme në shesh, në orën 10:00 për të pritur kryeministrin.
Prej ditësh, fushata e socialistëve ka prodhuar shumë skandale, përfshirë deklaratat diskrimunese të kryeministrit e deri në sherre fizike me protagonistë kandidatë apo anëtarë nga PS-ja./ Zoom.al