Aplikacion
Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të sotëm të Kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e Belshit.
Teksa fliste për të ardhmen dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projekte zhvillimore, Rama ka ndërprerë papritur fjalimin, duke iu drejtuar një djali në sallë që po fliste me një vajzë në krah, në vend që të dëgjonte stërzgjatjet e kryeministrit.
“Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?” – u dëgjua të thoshte Rama, në një ton që u duk më shumë si qortim sesa si ftesë për dialog.
Në përpjekje për të bërë humor, ai shtoi:
“Unë i thashë zogu se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment për të realizuar diçka më shumë se për të tjerët.”
Të njëjtat tone dhe gjuhë të papërshtatshme Rama ka përdorur edhe në takime të tjera, ku iu drejtohet të rinjve me: Eeeejjj, ooouuu, më dëgjo këtu ti!
Rasti më i afërt ishte në një takim në Spille, ku kryeministri jo vetëm kërkoi që ta dëgjonin me ngulm, por kritikoi dhe detyroi të ngjitej në podium një adoleshent, i cili ishte shpërqëndruar dhe nuk po e ndiqte folësin, ashtu siç ai kërkonte, gjithë sy e veshë./ Zoom.al