Aplikacion
Pas skandalit me nxënësit që u detyruan të ndiqnin fushatën e kryeministrit Edi Rama, një tjetër akoma më serioz ka ndodhur.
Një takim i mbajtuar nga Rama në QSUT ka bllokuar rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke rrezikuar shërbimet emergjente për qytetarët.
Rama kishte thirrur mjekët për të marrë pjesë në një mitingun e tij, duke bërë që këta të fundit të lënë punën prej 3 orësh dhe janë angazhuar për këtë aktivitet politik.
Në pamjet që publikon Syritv duket shoferi i një ambulance, i cili po transportonte një pacient, ka hequr një kon që ishte vendosur për të bllokuar rrugën dhe është drejtuar menjëherë drejt QSUT.
Aktiviteti politik i kryeministrit ka shkaktuar një kaos të madh, ndërsa ambulancat kanë mbetur të bllokuara për më shumë se 3 orë, duke e vështirësuar edhe më tej ofrimin e shërbimeve të nevojshme për pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë.