zoom

Aktualitet

Rama kapet me Halit Valterin: Boll o boll, nuk mësoni ju demokratët

Rama kapet me Halit Valterin: Boll o boll, nuk mësoni ju demokratët

Gjatë një takimi me të rinjtë, ku po fliste për përfitimet nga pasaporta europiane pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kryeministri Edi Rama u shpërqendrua nga disa pjesëmarrës në sallë. 

Rama i identifikoi të rinjtë si demokratë dhe në mënyrë thunbuese, fajësoi kandidatin për deputet Halit Valteri(ish-deputet demokrat) për sjelljen e tyre.

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë avash avash, do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,”- iu drejtua Rama të rinjve.

Duke vazhduar me ton ironik, Kryeministri iu kthye edhe Valterit: “O Halit, ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, mezi të edukuam ty, jo më këta.”/ Zoom.al

Postime të lidhura