zoom

Lajme

Qytetari zë ngushtë Ramën: S’ka legalizime pa lekë. 20 mijë euro për të ndërtuar kotec pulash

Qytetari zë ngushtë Ramën: S’ka legalizime pa lekë. 20 mijë euro për të ndërtuar kotec pulash

Kreu i rilindjes është përballur gjatë ditës së sotme me një qytetar i cili siç duket ja ka prishur regjinë e takimit që po zhvillonte te ish uzina e Autotraktorëve.

Ai i tha Ramës se ka qenë i kanëkërkuar lekë për legalizimin.

Ndërkohë Rama ka kërkuar që të flasë me të pas takimit dhe i ka thënë që ti tregonte se kush është ai që i ka dhënë lekë.

Qytetari: Si të gjithë shqiptarët. Asnjë nuk e ka marrë legalizimin pa lekë. Përshëndetje. Quhem Izmir Noka, jam banues i njësisë numër 1. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë. Makina cop cop. Ndoshta jam jashtë teme, por dua t’i them ty. Uji po të vish këto në orën 7 shkon lumë në rrugë. Une nuk kam ardh këtu të them për legalizimet, sepse i kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD, besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë. Unë kam ardhur këtu të them për rrugën, sepse po bëjmë makinat copa. A ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Dhe diçka të fundit: një gjë të vogël që do të bësh, bie fjala një kotec pulash, të vijnë këto institucione IKMT IMT, polici bashkiake dhe të kërkojnë para, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, por jo zbatimin e ligjit, shihe vetë këtë.

Ndërkohë që Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm ka këmbëngulur në debatin me qytetarin duke u kërkuar që të bëjë deklarimin në polici.

Qytetari i ka thënë Ramës se nëse ai është kryeministër duhet të dëgjojë hallet e njerëzve.

Rama: Gënjeve për të bërë politikë këtu.

Qytetari: Nuk me intereson as e djathta as e majta. Më intereson, kush bën punë i jap votën.

Rama: Thuaj që gënjeve, thuaj që e bëre për gjithë shqiptarët

Qytetari: Unë nuk gënjeva. Nuk e bërë për askënd. Japin edhe sot lekë. Mund të dalë një zinxhir shumë i madh….

Postime të lidhura