Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e kësaj të mërkure se për herë në këtë fushatë zgjedhore, sipas saj, është regjistruar rasti i një krimineli që përpiqet të sigurojë vota për një parti politike nga qelia.
Lala tha se rasti është nën hetim dhe se po mbahet sekret, duke shtuar se të dhënat janë marrë pasi iu sekuestrua telefoni në burgun e sigurisë së lartë.
Klodiana Lala nënvizoi në një emision se deri tani kanë nisur 25 procedime penale për krime zgjedhore.
“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna. Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës. I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore.
Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari, ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike. Mund të ketë ofruar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim”, tha Klodiana Lala./ Zoom.al