zoom

Aktualitet

Goditet grupi i strukturuar kriminal, mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS-së

Goditet grupi i strukturuar kriminal, mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS-së

Një grup i dyshuar i strukturuar kriminal është goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Grupi dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Po sipas burimeve, janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë:

Marvin Bushati

Agim Nina (alias Lorenc Selmani)

Sokol Qaja

Gazmir Rraja

Përparim Rraja

Rexhep Rraja

Sipas të njëjtave burime, këta persona dyshohet se janë përfshirë në veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Kush është djali i ish-deputetit

    Në vitin 2023, në media u publikua një video ku Rexhep Rraja shihej teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

    Në dhunë u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përfshirë Xhelal dhe Flamur Rrajën, ku njëri prej tyre kërcënonte me armë një prej të dhunuarve.

    Emri i Rexhep Rrajës është përmendur edhe në një tjetër çështje të bujshme: atë të Xhisiela Malokut. Sipas deklarimeve të bëra publike në vitin 2018 nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i riu akuzohej se ushtronte dhunë ndaj të dashurës së tij të atëhershme. Prokuroria asokohe mori edhe raportin e mjekut ligjor, ku rezultonin dëmtime trupore.

    Nuhu deklaroi se, pasi rasti doli në media, ishte kërcënuar me armë nga Xhelal Rraja që të mbyllte dosje, akuzë që familja Rraja e ka mohuar.

    Në vijim të ngjarjes, Xhisiela Maloku tërhoqi denoncimin, duke deklaruar se gjithçka kishte ndodhur për shkak të “xhelozisë”.

    Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 dhe u lirua tre muaj më pas, pasi gjykata vendosi liri me kusht./Zoom.al

    Postime të lidhura