zoom

Politikë

I biri dhe vëllezërit dhunuan dy kushërinjtë, Rrahman Rraja dorëzon në Kuvend mandatin e deputetit

I biri dhe vëllezërit dhunuan dy kushërinjtë, Rrahman Rraja dorëzon në Kuvend mandatin e deputetit

Rrahman Rraja ka dorëzuar në Kuvend mandatin e deputetit, pasi dha dorëheqjen të shtunës, pas publikimit të videos ku i biri Rexhepi, dhe dy vëllezërit e tij, Xhelal dhunuan dy brutalisht dy kushërinjtë e fisit Maja.

Ngjarja ndodhi pas një përplasje mes dy fiseve për guroren e vëllait të deputetit në Krujë.

Anëtarët e fisit Maja dhe banorë të tjerë denoncuan se shpërthimet i dëmtuan banesat, ndaj fisi Rraja i dhunoi brutalisht me shkop bejsbolli, grushte e shqelma.

Policia e fshehu ngjarje, por ishte video e filmuar nga vetë fisi Rraja zbuloi përfshirjen e djalit dhe 2 vëllezërve të deputetit, të cilët janë shpallur në kërkim.

Dy ditë pas ngjartjes deputeti dha dorëheqjen dhe vendin e tij do ta marrë Arkend Balla.

Deklarata e dorëheqjes:

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im.

Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova