Aplikacion
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mbajë në qeli 10 anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal që u godit një ditë më parë nga SPAK.
Mes të arrestuarve janë pjesëtarë të fisit Rraja, përfshirë Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Sipas SPAK, grupi dyshohet për trafikimin e sasisë së madhe prej 2.4 tonësh marijuanë dhe kokainë, aktivitet që mendohet se është zhvilluar në bashkëpunim.
Prokuroria paraqiti kërkesën në Gjykatë më 10 dhjetor, duke kërkuar konfirmimin e masës “arrest në burg” për të gjithë të hetuarit.
Trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi që masa e sigurisë të mbetet në fuqi për të gjithë personat e përmendur në dosje. Ndër ta është edhe Islam Sefa (i njohur si Xaka), i akuzuar si drejtues i grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit një ditë më parë u sekuestruan 430 mijë euro cash, automjeteve të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë./ Zoom.al