zoom

Aktualitet

E quajti plagosje të lehtë dhunën e Rrajave, mjeku ligjor ekspertoi edhe Xhisiela Malokun

E quajti plagosje të lehtë dhunën e Rrajave, mjeku ligjor ekspertoi edhe Xhisiela Malokun

Eksperti mjeko-ligjor Elton Serani, që ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja që dhunuan anëtarët e fisit Maja nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje të lehtë, është i njëjti që ka ekspertuar edhe Xhisiela Malokun në 2018.

Kjo e fundit bëri bujë mediatike pas dhunës fizike të ushtruar, i akuzuar për këtë Rexhep Rraja, asokohe i dashuri i saj.

Sipas akt-ekspertimit për Xhisielën, dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë. Ekspertiza konfirmonte atëherë dhe faktin e djegies me cigare të përmendur dhe nga Xhisiela Maloku në kallëzimin për përndjekje që ajo kishte bërë pranë SHÇBA-s në drejtorinë e policisë Durrës në korrik 2018.

Gjithashtu Elton Serani ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit të një shume parash. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Postime të lidhura