Aplikacion
SPAK ka goditur disa grupe kriminale, bashkë me 5 drejtues të tyre që dyshohet se 5 vitet e fundit kanë trafikuar drogë në vlera miliona euro nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg, dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 4 të tjerë.
Në pranga janë vënë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ky i fundit djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndërsa dy të tjerët kushërinj të tij. Gjatë kontrolleve në banesat e Rrajave, policia sekuestroi 430 mijë euro, 415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesa tjetër lekë dhe dollarë. Po ashtu u sekuestruan automjete dhe orë Rolex.
Aktualisht në burg ndodhen Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët dyshohet se janë jashtë vendit.