Aplikacion
“Nuk kam lidhje me tentativën për të vrarë Sanxhaktarin. SPAK të gjejë prova”,- ka deklaruar para togave të zeza Florenc Çapja, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Dubai.
Ai mohoi të ketë lidhje me porositjen e ekzekutimit të dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
44-vjeçari u shpreh se: “Pse me keni sajuar këtë me Nuredinin për Sanxhaktarin? Merrni si provë dëshminë e Nuredin Dumanit në gjyq, s’i kam kërkuar asgjë për Sokol Sanxhaktarin. Nuredin Dumanin s’e njoh fare”.
GJKKO mori vendimin për lënien e tij pas hekurave, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi i GJKKO-së:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.05.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrje në pyetje dhe verifikim i kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit dhe nevojave vijuese të caktimit të kësaj mase për të pandehurin Florenc Çapia”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 249 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 45, datë 05.05.2025, vendosi: