zoom

Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Florenc Çapja është në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij, Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Etien Cani, i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Bardhi është ai që ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri./ Zoom.al

Postime të lidhura