zoom

Aktualitet

Dalin pamjet/ Momenti kur Florenc Çapja zbret në Rinas, i rrethuar nga policët

Dalin pamjet/ Momenti kur Florenc Çapja zbret në Rinas, i rrethuar nga policët

Një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, Florenc Çapja u ekstradua këtë të premte nga Dubai në Shqipëri.

Ai u dorëzua tek autoritetet shqiptare rreth orës 17:00, moment kur zbriti në aeroportin e Rinasit.

Në videon e shpërndarë nga policia, duket që Rinasi është i blinduar nga forcat e sigurisë për shkak të mbërritjes së Çapjas.

Zona është e rrethuar me policë, ndërsa Florenc Çapja zbret nga shkallët e avionit i shoqëruar nga dy efektivë, të cilët më pas e fusin në makinë, për ta dërguar te blloku i sigurisë “Mine Peza”.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Postime të lidhura