Aplikacion
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dy burgime të përjetshme për vrasje e Gentian e Nezir Beqirin në gusht të vitit 2012 në Elbasan.
Përkatësisht, prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin përjetë të Ardian Çapjas dhe Olsi Lekut. Ndërkohë, për Florenc Çapjan kërkoi 25 vite, për Klajdi Dekolin 20 vjet dhe për Etjen Canin 20 vjet.
Ervis Bardhi, i cili ka qenë ai që zbardhi të gjithë ngjarjen dhe u bë bashkëpunëtor i drejtësisë është “falur” nga SPAK, që për të kërkon vetëm 6 vite burg.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.
Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli./zoom.al/