zoom

Të gjitha

Foto/ Rama “feston”ditëlindjen me flamingon, mesazh qytetarëve: Faleminderit për sharjet

Foto/ Rama “feston”ditëlindjen me flamingon, mesazh qytetarëve: Faleminderit për sharjet

Në ditën e ditëlindjes së tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’u përgjigjet me ironi komenteve negative, duke shkruar se “urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”.

Në nje postim në rrjetet sociale, Rama publikoi nje foto me AI ku shfaqet i veshur me kostum roze pranë nje flamingoje.

Në mesazhin e tij, Rama falënderon për urimet e shumta që ka marrë, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe komentet negative, të cilave u përgjigjet me ironi.

“❤️FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. 🙏

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot.😍”, shkruan Rama.

Megjithatë, postimi vjen në një moment kur flamingoja është kthyer në simbol të protestave qytetare kundër qeverisë, të quajtura “Revolucioni i Flamingove”.

Postime të lidhura