zoom

Të gjitha

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e foshnjes së dytë

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e foshnjes së dytë

Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë ndarë me publikun një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e tyre familjare. Çifti, historia e dashurisë së të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar se është në pritje të një vajze të dytë. 

Lajmi u bë publik përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku Sara dhe Bardhi organizuan një festë të vogël për zbulimin e gjinisë së bebit. Protagonistja e momentit ishte vajza e tyre, Nea, e cila zbuloi surprizën duke futur dorën në tortën e përgatitur për këtë rast. Mbushja rozë konfirmoi se familja do të zgjerohet sërish me një vajzë.

Romanca mes Sarës dhe Bardhit lindi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania” dhe vijoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Marrëdhënia e tyre u kurorëzua me ardhjen në jetë të vajzës së parë, Nea, ndërsa tashmë çifti po përgatitet të mirëpresë edhe anëtaren më të re të familjes. /Zoom.al

Postime të lidhura