Aplikacion
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni dhe artisti i njohur Bardhi do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e konfirmoi vetë Sara gjatë një paraqitjeje në emisionin She’s on Top, ku zbuloi se familja e tyre do të zgjerohet sërish.
Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku dyshja krijuan një lidhje që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u kthye në një nga marrëdhëniet më të komentuara të spektaklit.
Pas përfundimit të formatit, ata vijuan romancën jashtë shtëpisë, ndërsa lidhja e tyre u forcua edhe më shumë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Nea.
Çifti kanë ndarë shpesh momente familjare në rrjetet sociale, duke treguar raportin e afërt që kanë ndërtuar me njëri-tjetrin dhe me vogëlushen e tyre.
Tashmë, Sara dhe Bardhi po përgatiten të bëhen prindër për herë të dytë, një lajm që është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit e tyre.