Aplikacion
Qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë, si edhe nga diaspora janë bashkuar në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të nisë protesta e radhës kundër qeverisë.
Protestuesit, me pankarta dhe flamuj, kërkojnë prej ditësh dorëheqjen e kryeministrit.
Mes mesazheve të shpalosura në nisje të tubimit është edhe thirrja për më shumë dinjitet, drejtësi dhe ndryshim.
Kjo është protesta e 35-të e organizuar në kuadër të kësaj lëvizjeje qytetare, ndërsa shënon edhe herën e dytë që shqiptarët e ardhur nga diaspora i bashkohen protestës në kryeqytet.
Përpara nisjes së tubimit, një grup protestuesish nga diaspora u drejtuan pranë komisariatit ku mbahen disa persona të arrestuar pas protestës së mëparshme të zhvilluar pranë Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.
Njësoj si ditët e tjera, edhe sot pritet që pas tubimit në Kryeministri, të nisë marshimi në rrugët kryesore të Tiranës./ Zoom.al