zoom

Aktualitet

(FOTO) Pikërisht këtu pretendohet se humbi jetën 3-vjeçari në Fier

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën disa ditë më parë në ambientet e një kopshti privat në Fier.

Ky është vendi ku dyshohet që ka humbur jetën i ndjeri, ku sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit është mbytur me lidhësen e kapuçit të xhupit, teksa po përpiqej që të merrte çantën.

Sipas dëshmive, vogëlushi është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse; për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin te kopshti, por kur ka tentuar të zbresë kapuçi i ka ngelur në varëse.

Fëmija është gjetur pa shenja jete nga edukatorja Redina Binjaku. Ndërkohë një ditë më parë, familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi, pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është mbytur fëmija është dyshues.