zoom

Aktualitet

“Momenti fatal ndodhi kur…”/ Flet edukatorja e kopshtit ku vdiq tragjikisht 3-vjeçari në Fier

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku një 3-vjeçar u mbyt në mënyrë misterioze në një kopsht privat, ka folur edukatorja e tij.

Në dëshminë e saj, Redina Binjaku thotë se të premten fëmija ka ardhur në kopsht si çdo ditë tjetër me babanë e tij, Arjol Kodheli.

Atë ditë, i ati i kërkoi që ta bënin gati fëmijën para orarit të përhershëm, pasi do shkonte ta merrte në orën 13:00.

Ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte fëmijën, edukatorja e ka bërë gati e ka veshur dhe e ka lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, sepse një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante.

Ky ka qenë dhe momenti fatal. Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë.

Por kur është kthyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë të varur te varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Edukatorja i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin.

Sipas saj, fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mbytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.

Policia kur ka shkuar në kopësht ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike por fatkeqësisht i vetmi vend pa kamera në këtë kopsht privat ishte një korridor 4 metra i gjatë mes klasave, ku fëmijët vendosnin këpucët dhe çantat.