zoom

Aktualitet

Ndërroi jetë 3-vjeçari, merret vendimi për edukatoren

Është lënë në burg, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier, ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar.

Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.

27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur, ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.