zoom

Lajme

“Nuk ke parë Big Brother” – Ori përplaset ashpër me Eglën: Kur të mbroja ty…

Egla dhe Ori Nebiaj u përplasën me njëra-tjetrën gjatë spektaklit të kësaj të marte për shoqërinë që aktorja ka me Heidin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Opinionistja Ori Nebiaj vuri në dukje se gjatë këtyre ditëve ka pasur një krisje të marrëdhënies mes Eglës dhe Heidit për hir të lojës.

Por Egla e akuzoi Orin se nuk ka parë dhe nuk ka kuptuar lojën e Big Brother.

Pjesë nga debati mes tyre:

Ori: Shoh ndryshimin e të gjitha relatave për hir të lojës. Nuk më bën farë çudi nëse ka debate mes aleatësh apo më shumë se kaq. Dua të nënvizoj një pyetje për Eglën, e ke konsideruar ndonjëherë shoqe reale Heidin?

Egla: Gjithmonë!

Ori: Të ka ndodhur njëherë ti kërkoje llogari të dashurit të shoqesh.

Egla: Çuni Çipit baba Çapit, nuk e kuptova.

Ori: E ke konsideruar shoqe.

Egla: Nuk ke parë Big Brother!

Ori: E kuptoj që të vë në siklet, por nuk është ky qëllimi. Nëse do të më thuash, nëse unë shoh BB kuptoj që marrëdhënia është si lojtare, jo si shoqe, duhet të thoje jo.

Egla: Ti nuk e ke kuptuar Big Brotherin. Nuk arrijmë dot në shoqëri…

Ori: BB është i bukur sepse është i pakuptueshëm.

Egla: Vazhdo fol por nuk po të kuptoj,,, Ori nuk po të kuptoj pyetjen

Ori: Heidin jashtë do e kishe konsideruar shoqe? Kur ajo të thotë ty Egël e dashur, ta ka thënë copë. Ti zgjedh të shkosh në sulm.

Egla: Shtëllunga e fjalëve të tua…

Ori: Kur të mbroja ty, nuk ishin shtëllunga fjalët.