zoom

Lajme

Champions/ Spektakël dhe gola në Bayern-Real, por jo fitues. Kane: Llogaritë i zgjidhim në Madrid

Gjysmëfinalja e parë e Champions dhuroi spektakël dhe gola, por jo fitues, teksa llogaritë për finalistin zgjidhen në Spanjë.

Bayern Munchen dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League. Në Mynih, ndeshja nisi mjaft mirë për bavarezët, që patën një rast të artë me Sane në minutën e parë. Sulmuesi gaboi para Lunin, duke zhgënjyer kështu tifozët.

Skuadra e Tuchel vijoi me sulmet, teksa në të 9-tën minutë ishte Harry Kane që provoi nga larg, pa rezultat.  Madrilenët u treguan cinik, teksa në mundësiën e parë konkrete shënuan me anë të Vinicius (23’).

Bayern përmbysi llogaritë në fillimin e pjesës së dytë. Sane vendosi ekuilibrin, ndërsa Kane dërgoi në festë tifozërinë pasi ekzekutoi saktë një penallti. Ekipi i Ancelottit fitoi 11-metërsh në të 83-tën minutë, nga pika e bardhë nuk fali Vinicius.  Skuadra e kualifikuar do të mësohet në takimin e kthimit, që do të mbahet në Madrid.

Pavarësisht se Bayern nuk ai doli të thyen Realin në sfidën e parë, Harry Kane beson ende te kualifikimi:

“Gjithçka për të cilën ne luftojmë është për një turne të tillë. Duhet të gjejmë një rrugë për t’ia dalë. Në Madrid do të jetë e vështirë, por duhet t’ia dalim. Ne do të shkojmë atje të bindur se mund të fitojmë”, u shpreh fillimisht Harry Kane duke shtuar: “Këto janë ato ndeshje të mëdha të cilat i luan poshtë yjeve. Atmosfera këtu ishte e jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të jetë e njëjta atmosferë edhe javën e ardhshme. Nga kjo sfidë e parë mund të nxjerrim shumë gjëra pozitive, por kishte edhe detaje negative që mund të eliminohen”, theksoi Harry Kane. /ZOOM.AL/