zoom

Të gjitha

Dëshmia tronditëse e gjyshit të 3-vjeçarit: Kishte shenja në fyt, i kanë fshehur të gjitha

Gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën, teksa ishte në një kopsht në Fier tha për News24 se nipi kishte shenja në fyt duke aluduar për një mbytje të fëmijës, jo sipas versionit të dhënë nga çerdhja dhe policia.

Ai kërkoi të drejtën për zbulimin e shkakut real të vdekjes së nipit të tij, duke akuzuar dhe për fshehje të provave.

“Çunin e kemi me shenja në fyt. Ai iku nuk kthehet më për neve, vetëm të dalë e drejta. Varësja ku na thanë ishte kauçuk, nuk mund të varej djali atje.

Nuk mund të ndodhte ajo varje atje. Edukatorja ka qenë vetëm me 12 fëmijë.

Ne dyshojmë për një mbytje të fëmijës. Kishte shenja në fyt. Nuk lanë njeri të futej brenda në spital për të parë fëmijën para se të bëheshin procedurat. I kanë fshehur të gjitha”, tha gjyshi i 3-vjeçarit.