zoom

Bota

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur ish-Missi qëllohet me breshëri në restorant

Del videoja që tregon momentin kur ish-missi i Ekuadorit, Landy Parraga ekzekutohet nga dy persona ende të paidentifikuar.

Në pamje, që janë marrë nga kamerat e sigurisë së restorantit ku ndodhi ngjarja, duken dy autorët.

Njëri prej tyre afrohet drejt Parragas dhe partnerit të saj, të cilët ishin bërë gati për të dalë nga restoranti, dhe qëllon ndaj të dyve.

Teksa ish-missi bie në tokë, ai largohet dhe së bashku me sulmuesin tjetër, që po e priste te dera e restorantit, arratisen nga vendi i ngjarjes.

Ish-modelja shihet e shtrirë në dysheme mes një pellg gjaku.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.