zoom

Bota

Shembet autostrada në Kinë, humbin jetën 19 persona

Të paktën 19 persona kanë vdekur nga shembja e një autostrade në Guangdong në Kinën jugore.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë dërguar rreth 30 persona në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas disa ditësh reshje të dendura shiu. Gjatë muajit prill pati përmbytje masive në Guangdong, provincën më të populluar të Kinës.

Të paktën 110,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, ku 4 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe 10 të tjerë u zhdukën.