zoom

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat, del sot para gjykatës edukatorja 27-vjeçare

Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier, ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar do të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores. Lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia. Edukatorja do të përfaqësohet nga avokati i saj para togave të zeza.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur, ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.