zoom

Aktualitet

Ndërroi jetë në kopshtin privat, 3-vjeçari kishte shenja në fyt

Një 3-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier.

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet që t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një kopsht privat në qytetin e Fierit.

“Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç”, thuhet në njoftiminne policisë.