zoom

Aktualitet

U mbyt prej xhupit! Zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit në Fier

Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier. Mësohet se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.

Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit, të cilat e dërguan urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët ta shpëtonin, pasi fëmija ka mbërritur i pajetë në ambientet spitalore.

Sipas burimeve nga spitali, fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

“Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.