Aplikacion
Aktorja e televizionit kanadez dhe videove në YouTube, Chethana Raj ka humbur jetën pasi pati komplikime për shkak të një operacioni plastik për heqjen e dhjamit. Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar në qendrën ku u krye operacioni plastik.
Sipas burimeve policore, Chethana u shtrua në qendrën kozmetike “Shetty” në Rajajinagar për një operacion plastik, por pasi pati komplikime, ajo u transferua në spitalin “Kaade”. Aktorja pësoi vdekje të menjëhershme pasi mushkëritë e saj u mbushën me ujë dhe nuk mundi të merrte frymë.
Babai i Chethana, Govind u shpreh se:“Vajza ime më kishte kërkuar leje për t’iu nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit. Megjithatë, nuk pranova të jepja leje dhe i thashë se një operacion i tillë nuk ishte i nevojshëm. Por ajo vazhdoi me operacionin dhe vdiq për shkak të neglizhencës.”
Mjekët thanë se u përpoqën ta rikthejnë aktoren përmes ringjalljes kardiopulmonare për 45 minuta, por dështuanAshtu si me çdo operacion të rëndësishëm, liposuksioni mbart rreziqe, të tilla si gjakderdhje dhe reagime të forta ndaj anestezisë./L.K
/Zoom.al