zoom

Lajme

Dyshimet, kush e vrau yllin e filmave për të rritur në SHBA…?

Dyshimet, kush e vrau yllin e filmave për të rritur në SHBA…?

Rasti i vdekjes së 26-vjeçares, yll i flimave për të rritur, Sofia Leone, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj më 1 mars, duket se po merr përmasa thrilleri.

Vdekja e Leones po hetohet si një grabitje dhe vrasje, sipas kompanisë që e përfaqësonte atë në industrinë e seksit.

“Për të qenë të qartë, vdekja e Sofjes po hetohet si një rast i grabitjes dhe vrasjes”, tha kompania 101 Modeling në një postim në X.

Njëkohësisht, siç raportohet nga miqtë e 26-vjeçares, familjarët e saj apelojnë për drejtësi në lidhje me rrethanat e vdekjes.

Sipas raportimeve të medieve, që në momentin e parë departamenti i policisë së Albuquerque, që ka marrë përsipër rastin, i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së yllit të pornos. Sipas “Daily Mail”, aktorja latine e filloi karrierën e saj para se të mbushte 20 vjeçe dhe pasuria e saj vlerësohet të kalojë një milion dollarë.

Leone u “zbulua” nga një agjent teksa merrte pjesë në një festival muzikor në Miami. Pasi bëri disa kërkime të sajat, ajo vendosi të hynte në industrinë e filmit për të rritur. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura