zoom

Lajme

Erion Veliaj mesazh të koduar me rosakun “Nesti Angoni” që e çoi pas hekurave: Përballë meje duket si mizë

Erion Veliaj mesazh të koduar me rosakun “Nesti Angoni” që e çoi pas hekurave: Përballë meje duket si mizë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht i ndaluar në paraburgimin e Durrësit, ka dërguar një mesazh të koduar përmes një videoje të postuar në rrjetin social TikTok, një platformë e cila është ndërkohë e ndaluar zyrtarisht nga qeveria, me vendim të Kryeministrit Edi Rama.

Në video, Erion Veliaj shihet duke mbajtur një lodër plastike në formën e një rosaku, për të cilën thotë:

“Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm, por përballë meje duket si mizë.”

Ky mesazh i drejtohet një personazhi anonim që më herët ka dorëzuar një denoncim në SPAK kundër Veliajt, çka çoi më pas në arrestimin e tij me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Përveç këtij simbolizmi, Veliaj ka lëshuar edhe një mesazh politik në drejtim të kundërshtarëve të tij:

“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë,” shkruan ai në përshkrimin e postimit.

@erionveliaj_

Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë.

♬ Mask Off Orchestra Version – Lyricsb_b

Postime të lidhura