zoom

Aktualitet

Me trend TikTok-u nga qelia/ Erion Veliaj nxjerr videon brenda zyrës: Një orë përpara arrestimit

Me trend TikTok-u nga qelia/ Erion Veliaj nxjerr videon brenda zyrës: Një orë përpara arrestimit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga zyra e tij, rreth 1 orë para se të arrestohej me urdhër të SPAK më 10 shkurt për akuza si korrupsion e pastrim parash.

Nga qelia e burgut, ku ndodhet prej disa muajsh, Veliaj ka zgjedhur një trend TikTok-u për të publikuar pamjet.

“Ai ende nuk e di, por fiks pas një ore do të arrestohet, këtu, në këtë zyrë.

Asnjë gjyq. Vetëm kaos. Kamerat janë ndezur. Mediat do ta përpijnë si spektakël.

Edhe arrestimi i tij duket si një skenë filmi legjendar.

Energjia e personazhit kryesor — e çliruar plotësisht”, shkruan Veliaj krahas pamjeve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përdor TikTok-un nga qelia, ndërkohë që rrjeti social është ndaluar nga Kryeministri Edi Rama me vendim qeverie.

@erionveliaj_

Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë 🎬

♬ HAVHAVHAV – Rapfelsefesi

Postime të lidhura