zoom

Aktualitet

EMRI/ Përplaset për vdekje shqiptari në Greqi

EMRI/ Përplaset për vdekje shqiptari në Greqi

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Peloponez të Greqisë.

Viktima është 55-vjeçari Fatmir Dyrmishi, i cili sipas mediave greke po udhëtonte me biçikletë në zonën e Pirgos Ilias kur u përfshi në përplasje me një kamion.

Raportohet se aksidenti ndodhi pranë një kryqëzimi në hyrje të qytetit. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe shqiptari ka marrë dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është marrë në pyetje nga policia në kuadër të procedurave hetimore.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit./ Zoom.al

Postime të lidhura