Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku dy tramvaje janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë lënë dhjetëra të plagosur.
Ngjarja ndodhi në një kryqëzim të frekuentuar në qytetin e Düsseldorf, konkretisht pranë rrugëve Berliner Allee dhe Graf-Adolf-Straße.
Sipas shërbimeve të emergjencës, të paktën 27 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 5 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Forcat e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë pasagjerët dhe për të siguruar zonën, ndërsa qarkullimi në zonën përreth është ndërprerë për disa orë. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes./ Zoom.al


