Aplikacion
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një operacioni policor.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mikrolimanos në Athinë.
Sipas mediave greke, gjithçka ndodhi kur forcat speciale tentuan të ndalonin një person të dyshuar për përfshirje në një grup gjobëvënësish. Gjatë ndërhyrjes, situata doli jashtë kontrollit dhe pati shkëmbim zjarri mes të dyshuarit dhe efektivëve civilë të policisë.
Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë shqiptari, i njohur me nofkën “Titi”, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin “Atikon”, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë. Gjendja e tij shëndetësore është kritike, sipas mediave greke.
Autoritetet greke raportojnë se personi i plagosur rezulton i regjistruar me disa identitete të ndryshme, mes tyre Astrit Hasani, Titi Jorgo, Niko Niku, Hasan Hastani dhe Xhelo Hasani.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një çantë ku u gjetën gjashtë granata./ Zoom.al