Aplikacion
Një shtetas shqiptar, i cili punonte si shofer kamioni në Itali, ka humbur jetën në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet italiane.
Paraprakisht, dyshohet për një problem të papritur kardiak.
Ngjarja është regjistruar në portin e Ankonës, pranë hyrjes së terminalit të përpunimit, ku 68-vjeçari u gjet pa ndjenja brenda mjetit të tij të transportit.
Sipas mediave italiane, ekipet mjekësore të Kryqit të Kuq ndërhynë menjëherë sapo morën njoftimin, duke i dhënë ndihmën e parë shoferit shqiptar. Pavarësisht përpjekjeve intensive dhe përdorimit të defibrilatorit, ai nuk arriti të mbijetojë.
Më pas, shqiptari u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Torrette, por mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe rezultati i autopsisë që do të përcaktojë shkakun përfundimtar të vdekjes. Deri tani nuk është bërë publik identiteti i viktimës./ Zoom.al