zoom

Të gjitha

Emri i vërtetë i Beatrixit është Behigje? Alban Ramosaj: O vdiqa…

Një ditë më parë u përhap menjëherë një lajm, ku thuhej se emrin e vërtetë i këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj është Behigje. Ishte emisioni “n’ZOOM” që shkroi i pari lajmin dhe më pas u përhap gjithandej.

E teksa ndjekësit e rrjeteve sociale nisën të komentonin lidhur me emrin e vërtetë të Beatrixit, ka reaguar vëllai i saj, Alban Ramosaj. Ky i fundit ka ndarë me fansat një “Instastory” ku shihet një lajm i bërë për emrin e këngëtares.

“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.

Me këtë postim, këngëtari i dashur për publikun ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që thonë se Beatrix nuk është emri i vërtetë i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.