zoom

Të gjitha

Donaldi flet sërish për Borën brenda BB VIP: Nuk dua të mërzis njeri jashtë

Banorëve të BB VIP, ditën e djeshme iu dha mision të imitonin disa nga emisionet e Top Channel-it. Me shaka, Donaldit iu tha që mund të prezantonte emisionin “Përputhen” duke i kujtuar atij ish-marrëdhënien me Bora Zemanin.

Por, Donaldi u largua me argumentin se nuk është mirë ta fusin në këto gjëra, pasi nuk di se si do interpretohen gjërat jashtë.

“Donaldin mos e fusni aty ju keqen. Ku e di unë si janë gjërat jashtë aman të keqen”, tha ai.

Por Beniada u përpoq ta qetësonte duke i thënë se janë histori të kaluara.

“Po patjetër o patjetër, por nuk dua të mërzis njerëz jashtë“, u shpreh Donaldi.