zoom

Të gjitha

Donaldi për Monikën: Nuk ma bën zemra ta nxjerr nga shtëpia

Donald Veshaj dhe Monika Lubonja kanë pasur debate të forta gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por kanë disa javë që gjërat mes tyre janë sqaruar dhe tashmë janë miq të mirë.

Madje së fundmi, aktori i humorit është shprehur se nuk ia bën zemra që ta nxjerrë nga shtëpia Monikën. Teksa bisedonte me Beatrix Ramosajn, Donaldi ka shprehur vlerësimin e tij për aktoren e njohur.

“Për moshën që ka është shumë mendjehapur. Mua nuk ma bën zemra të nxjerr nga shtëpia Monikën”, është shprehur Veshaj.

E duket se njësoj mendon edhe Beatrixi.