zoom

Të gjitha

Einxhel Shkira si Dua Lipa për Halloween

Einxhel Shkira si Dua Lipa për Halloween

Prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira për Halloween është maskuar si ylli i popit botëror, shqiptarja Dua Lipa.

Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”.

Bëhet fjalë për një komplet rozë, e që Shkira e ka kombinuar me doreza të ngjashme.

“Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka thënë Einxhel.