zoom

Aktualitet

E kishte fshehur në vazo lulesh, ish-kryebashkiakut iu kapën 20 kg kokainë me vlerë 1 mln euro

Kanë dalë në dritë të tjera detaje nga operacioni i policisë italiane gjatë të cilit u arrestua ish-kryebashkiaku socialist, Agim Kajmaku.

Kështu, mësohet se gjatë operacionit që është kryer më 27 maj 2022, Kajmakut i janë gjetur edhe 20 kg kokaine e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 mln euro.

Gjithashtu mësohet se Kajmaku e kishte fshehur sasinë e drogës në vazo me lule, por nuk ka arritur që t’i shpëtojë policisë italiane.

Agim Kajmaku ishte në kërkim nga. Drejtësia shqiptare pasi akuzohej për falsifikim të dokumentave duke mashtruar në formularin e dekriminalizimit dhe duke fshehur një dënim në Greqi.