zoom

Lajme

Partnerja e Avicii vdes në moshën 34 vjeçare, gjashtë vjet pas vetëvrasjes së Dj me famë botërore

Ka ndërruar jetë Emily Goldberg, partnerja e fundit që DJ Avicii kishte para se t’i jepte fund jetës në moshën 28-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së saj sipas People është embolia pulmonare, një gjendje në të cilën një ose më shumë arterie në mushkëri bllokohen nga mpiksja e gjakut.

34-vjeçarja luftoni me kancerin për gati një vit dhe në maj 2023 zbuloi se e kishte fituar betejën me sëmundjen.

Emily Goldberg ishte partnerja e fundit e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, i cili vendosi t’i jepte fund jetës në vitin 2018, pasi vuante nga depresioni dhe kishte probleme serioze me varësinë nga droga.

Çifti në atë kohë kishte dy vite që lidhje dhe kur ai ndërroi jetë, Goldberg bëri një postim prekës për të në rrjetet sociale.

“Për dy vitet që ishim bashkë, ai ishte shoku im më i besuar dhe më i mirë. Më zgjo kur të ketë mbaruar, sepse nuk dua që të jetë e vërtetë 💔”, shkroi ajo.