zoom

Bota

Hodhi foshnjën në plehra, babai: Partnerja kishte 3 orë e mbyllur në tualet, hapa derën me forcë…

23-vjeçari nga Nepali, i cili hodhi foshnjën e porsalindur në plehra në Vravrona, akuzohet për vrasje të shkallës së parë me bashkëpunim.

Ai ka treguar në polici se kishte shkuar në Greqi gjashtë muaj më parë për punë ku ka takuar partneren e tij me të cilën kanë pasur lidhje.

Partnerja e tij 24-vjeçare dhe nëna e të porsalindurit, punonte muajin e fundit në një hotel në Vravrona si pastruese dhe qëndronte në dhomën e hotelit me tre gra të tjera.

Dy ditë më parë ai gjithashtu filloi punën dhe qëndronte në një dhomë tjetër me tre burra të tjerë. Siç ka dëshmuar në polici i riu e ka ditur për shtatzëninë e partneres së tij dhe në fakt pas lindjes së foshnjës do të martoheshin.

Askush tjetër nuk e dinte për shtatzëninë siç tha ai ndërsa shtoi se nuk kishin shkuar te mjeku pasi partnerja e tij nuk kishte probleme.

Pasditen e së enjtes së dhe teksa punonte në kuzhinë si ndihmës kuzhinier, është njoftuar nga bashkatdhetarët se partnerja e tij mbyllur në dhomë prej disa orësh dhe se diçka po ndodhte.

Më pas është ngjitur në dhomë dhe pasi kanë trokitur ka hapur derën me forcë bashkë me bashkatdhetarët e tjerë që punonin në hotel dhe kanë hyrë brenda. Aty e gjeti partneren e tij “në këmbë me gjakderdhje të rëndë vaginale, ndërkohë që kishte gjak në banjë”.

Çifti u ka kërkuar bashkatdhetarëve që t’i linin vetëm në dhomë, ndërsa thirrën një taksi për ta çuar gruan në spital.

Siç dëshmoi ai që prej datës 8 maj, partnerja e tij ankohej për dhimbje barku dhe kur u dërgua në spital pasditen e 9 majit, kishte gjakderdhje.

Dy femrat që jetonin në të njëjtën dhomë me 24-vjeçaren dhe punonin si shërbyese në të njëjtin hotel i thanë policisë se pasi mbaruan punën shkuan në dhomë dhe e gjetën të renë në tualet, por ajo u tha se kishte diarre. Vajza qëndroi pa dalë për tre orë dhe nisën të shqetësoheshin. Më pas kanë njoftuar partnerin e saj. Menaxherja e hotelit ka treguar në polici se 23-vjeçari e ka njoftuar të thërrasë një taksi pasi partnerja e tij po humbiste ndjenjat dhe u detyruan të shkonin në spital për shkak të gjakderdhjes, por shtoi se ajo nuk dinte për shtatzëninë.