zoom

Aktualitet

Plagosja e 24-vjeçarit, identifikohet autori i ngjarjes! Shpallet në kërkim 46-vjeçari

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e 24-vjeçarit Jaser Osmani në lagjen Saho Halili në Shkodër.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se është 46-vjeçari me iniciale G. M.

Sipas hetimeve paraprake i riu është qëlluar me pistoletë pas një konflikti të çastit mes tij dhe autorit.

Ky i fundit është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.

Ndërsa i plagosur është qëlluar në kofshë dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.